Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje s’ka ndërruar qasje atëherë as partia e tij s’do të ndërrojë qëndrim.
Ai tha se nuk do të votojnë kandidaten e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
“Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues, qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Qalaj për hedhjen në votim të një komisioni.