Një automjet tip “ Land Rover” në ecje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin Fier- Lushnje.
Në vendin e quajtur “ Vajkan” , shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.