string(78) "gjuajti-me-arme-ndaj-nje-veture-ne-shkabaj-te-prishtines-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 8:46

Gjuajti me armë ndaj një veture në Shkabaj të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 8:46

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dje në Shkabaj të Prishtinës.

Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë të dëmtuar dhe një gëzhojë.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë  hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.