string(56) "kuvendi-i-kosoves-edhe-sot-do-te-provoje-te-konstituohet"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 7:19

Kuvendi i Kosovës edhe sot do të provojë të konstituohet

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 7:19

Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhje e 9 shkurtit.

Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.

Herën e fundit, më 23 maj, për të 12-ën herë dështoi formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, po këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera.

Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë.

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, fajësoi deputetët e partive tjera për bllokadën në Kuvend.

Ajo tha se këta deputetë “që mendojnë se qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhshme të votojnë për zhbllokim”.

Ndërkaq, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se partia e saj është pro hapjes së rrugës me ofrimin e alternativave të tyre. /Express/