string(130) "partite-politike-ne-pushtet-shume-shpejt-pritet-te-zyrtarizojne-kandidaturat-per-kryetare-komunash-per-zgjedhjet-lokale-te-tetorit"

Maqedoni

Gazeta Express

24/05/2025 14:13

Partitë politike në pushtet shumë shpejt pritet të zyrtarizojnë kandidaturat për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit

Maqedoni

Gazeta Express

24/05/2025 14:13

Partitë politike në pushtet janë duke diskutuar detajet e fundit para se të dalin me emrat zyrtarë për kandidatë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të tetorit. Pas largimit të Taravarit dhe ASH-së nga Qeveria, tani VLEN do të duhet që të bëjë një ri-ndarje të komunave, respektivisht t’i ndajnë komunat të cilat ia kishin ofruar ASH-së. Deputeti Bekim Qoku, për Alsat njofton se në qytetin e Kërçovës, do të mbështetet vetëm një kandidat shqiptarë, qoftë edhe i opozitës.

“Shpresojmë të kemi një mbledhje kryesie shumë shpejtë, ku do të përfshihen tani edhe emra të rinj nga Aleanca e cila na bojkotoi, pra u largua nga VLEN-i dhe shkoi te Ali Ahmeti. Me z.Fetai dhe njerëzit e Aleancës, të tjerë të cilët besoj që do i bashkëngjiten kryesisë dhe do të fillojnë bisedimet edhe për kandidatët e komunave”, tha Bekim Qoku.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE theksojnë se 85% e kandidatëve do të konfirmohen deri në fund të këtij muaji ndërsa propozimet do të kalojnë edhe filtrin e komitetit ekzekutiv. – VLEN.

“Vijojnë analizat brenda partiake, siç thamë rreth 85% nga kandidatët për kryetarë komunash dhe kryetarë të ardhshëm të komunave do të kumtohen diku në fund të majit. Vazhdojnë negociatat me partnerët e koalicionit qeveritar për kandidatë potencial për kryetarë në komuna të caktuara kështu që le t’ia lëmë kohës, do të doja të kalojë komiteti ekzekutiv të kemi edhe komitet qendror të partisë ku edhe ju do të njoftoheni”, tha Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE.
Nga VLEN deri tani siç është pohuar edhe në opinion, Bilall Kasami në Tetovë dhe Blerim Sejdiu në Zhelinë pritet të synojnë edhe një mandat të dytë ndërsa në Çair, Visar Ganiu pritet të synojë mandatin e tretë me radhë. Rikandidime pritet të ketë edhe në radhët e VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk