Sot (24.05.2025) rreth orës 10.15 është raportuar se në magjistralen Gostivar-Tetovë, një kilometër pas pikës së pagesës rrugore të Gostivarit, kamioni Renault me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.Xh. (23) nga Kalishti i Gostivarit është përmbysur në rrugë.
Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi, ndërsa rruga është e mbyllur dhe qarkullimi po devijohet në rrugët përreth. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka inspektuar vendin.