string(82) "afrim-toverlani-perzgjedh-listen-per-dy-ndeshjet-e-majit-ndaj-maqedonise-se-veriut"

Sport

Gazeta Express

24/05/2025 14:06

Afrim Tovërlani përzgjedh listën për dy ndeshjet e majit ndaj Maqedonisë së Veriut

Sport

Gazeta Express

24/05/2025 14:06

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore në fund të këtij muaji.

Kosova U21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij muaji.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën, më 28 maj nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa ndeshja e dytë të shtunën, më 31 maj nga ora 15:00 në Shtëpia e Futbollit të FMM.

Kështu, përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ku shumica e futbollistëve vijnë nga futbolli kosovar.

Erolind Avdimetaj, Laurent Xhylani, Erion Sadriu, Arvanit Rexhaj, Igball Jashari dhe Hekuran Berisha janë lojtarët që vijnë nga ligat vendore.

Nuk mungojnë as lojtarë që janë duke bërë karrierë në shtetet evropiane si Leon Zeqiraj, Lorent Talla apo Medin Gashi.