Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(102) "kreu-i-nje-organizate-kriminale-arrestohet-ne-tirane-44-vjecari-turk-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar"

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2025 10:17

Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2025 10:17

Një 44-vjeçar turk, kreu i një organizate krimiale i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit mes  autoriteteve shqiptare me ato turke, u finalizua operacioni i koduar “Multiple”.

“Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç”, njofton policia.

Prokuroria e Izmirit i ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Gjykata e Lartë e Karsiyakës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement