string(103) "presidentja-osmani-shkon-ne-dayton-te-shba-se-merr-pjese-ne-sesionin-e-asamblese-parlamentare-te-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 9:42

Presidentja Osmani shkon në Dayton të SHBA-së, merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 9:42

Me ftesë të Kongresit Amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA.

Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.

“Në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e po ashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse”, tha Presidenca./Express/