Pas largimit të Luka Modrić, Real Madrid ka filluar menjëherë të lëvizë në treg, me një emër të njohur në tryezë: Vitinha.
Mesfushori portugez i PSG-së është kthyer në një nga opsionet më të preferuara brenda klubit madrilen, i cili sheh te ai një profil ideal për të ruajtur cilësinë dhe kontrollin që kroati ka ofruar për vite me radhë në mesfushë.
Në moshën vetëm 25-vjeçare, Vitinha është konsoliduar si një lojtar kyç në ekipin e Luis Enrique.
Me një stil loje dinamik dhe inteligjent, ai kombinon sakrificën në mbrojtje me aftësinë e jashtëzakonshme për të organizuar lojën dhe për të thyer linjat kundërshtare me lëvizjet e tij. Statistikat e këtij sezoni — me shtatë gola dhe dy asistime në 50 ndeshje — konfirmojnë një progres të vazhdueshëm që nuk ka kaluar pa u vënë re në Valdebebas.
Megjithatë, klubi i bardhë është i vetëdijshëm për pengesat. Lojtari është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2029 dhe marrëdhëniet me klubin francez nuk janë ndër më të mirat. Ky kontekst e bën çdo përpjekje për negociata një sfidë të ndërlikuar, edhe pse jo të pamundur. Vitinha ndodhet në një fazë pjekurie futbollistike që e bën veçanërisht tërheqës për një skuadër që kërkon të rinovojë mesfushën pa humbur hierarki apo talent.
Gjetja e pasuesit të Modrić nuk do të jetë e lehtë, por profili i mesfushorit portugez përputhet në mënyrë të përkryer me stilin që kërkon Carlo Ancelotti. Real Madrid, megjithëse po konsideron edhe alternativa të tjera, e sheh Vitinhën si një nga opsionet më të kompletuara për të vazhduar traditën e mesfushorëve të talentuar që kanë lënë gjurmë në Chamartín. Mbetet për t’u parë nëse kjo admirim do të shndërrohet në një operacion të realizueshëm gjatë merkatos së ardhshme.