Një grup i besimtarëve myslimanë nga Kosova është nisur drejt Mekës e Medinës për të kryer haxhin.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta të myslimanëve.
“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme. Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare po ashtu nga Prishtina”.
Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se “gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë”.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë./Express/