string(113) "mendimi-per-motin-mbetet-mot-jostabil-diteve-te-fundit-te-majit-qershori-fillon-me-temperatura-verore-deri-ne-30c"

Gazeta Express

23/05/2025 23:45

Mendimi për motin: Mbetet mot jostabil ditëve të fundit të majit – Qershori fillon me temperatura verore, deri në 30C

Gazeta Express

23/05/2025 23:45

Mendimi për motin – 23.05.2025 – Trendet dyjavore

Do të vijojnë të mbretërojnë kushte jostabile ditëve të fundit të majit, por se nuk do të mungojnë intervale të kohëpaskohshme me diell, kryesisht në pjesën e parë të javës vijuese. Orëve të pasdites mbesin mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut. Reshje të shiut do të vijojnë dhe në pjesën e dytë të javës, me më shumë vransira. Temperaturat paksa më të ulëta nga mesataret, maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C-21C. Minimalet pas një rënie në 6C fillimisht, shënojnë rritje deri në 10C e 11C.

Ditëve të para të qershorit po shfaqen sinjale për një mot relativisht më stabil, me gjasë të dominuar nga fusha të presionit të rritur që pritet të shtrihen mbi rajon, ndërkohë që temperaturat do të shënojnë rritje mbi 25C, deri në 28C apo 30C, sipas disa modeleve numerike. Nën këto kushte megjithatë, orëve të pasdites, mund të vije deri tek zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që lokalisht ndoshta mund të evoluojnë në ndonjë stuhi më të ashpër me erë e breshër.