Nuk e pranon rezultatin e 11 majit, Sali Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme - Gazeta Express
string(78) "nuk-e-pranon-rezultatin-e-11-majit-sali-berisha-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:03

Nuk e pranon rezultatin e 11 majit, Sali Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:03

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, ka hedhur sërish poshtë legjitimitetin e procesit, duke e cilësuar atë si një farsë. Ai ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.

Berisha theksoi se kjo qeveri teknike duhet të ketë një agjendë të qartë që fokusohet në adresimin e problematikave që lidhen me integrimin evropian dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë”, tha kreu i PD, Berisha.