string(67) "netanyahu-akuzon-kryeministrin-britanik-se-po-e-mban-anen-e-hamasit"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 9:48

Netanyahu akuzon kryeministrin britanik se po e mban anën e Hamasit

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 9:48

“I them presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe kryeministrit Starmer, kur ju falënderojnë vrasësit masivë, dhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit, jeni në anën e gabuar të drejtësisë”, ka thënë ai. Kryeministria britanike ka refuzuar të komentojë deklaratat e Netanyahut, por ka theksuar dënimin e mëhershëm nga ana e Starmerit në X sulmit në Washington.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe liderët e tjerë “kanë thënë efektivisht se duan që ‘Hamasi’ të mbetet në pushtet”, ka raportuar të premten (më 23.05.2025) televizioni britanik, BBC.

Ai ka akuzuar gjithashtu edhe liderët e Britanisë, Francës dhe Kanadasë se po mbajnë anën e “vrasësve masivë, dhunuesve, vrasësv etë fëmijëve dhe rrëmbyesve”.

Në një videoadresim në X pas sulmit të së enjtes ndaj personelit të Ambasadës izraelite në Uashington, Netanyahu ka thënë se sër Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney duan që Izraeli “të gjunjëzohet dhe të pranojë të mbijetojë ushtria e vrasësve masivë të ‘Hamasit’”.