Ministrja e Jashtme në dorëheqje e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, në aeroportin e Prishtinës.
“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, znj. Kaja Kallas. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pata nderin të mirëpres znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri”.
“Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike”.
“Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë. Kosova e sotme është Evropë, për nga veprimi, përkushtimi dhe në orientim të pandryshuar drejt një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...