string(80) "shume-bashkepartiake-po-ia-kthejne-shpinen-taravarit-mes-tyre-edhe-bashkim-bakiu"

Maqedoni

Gazeta Express

22/05/2025 16:28

Shumë bashkëpartiakë po ia kthejnë shpinën Taravarit – Mes tyre edhe Bashkim Bakiu

Maqedoni

Gazeta Express

22/05/2025 16:28

Bashkim Bakiu, drejtor i Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka njoftuar se rrugëtimin politik do ta vazhdojë në kuadër të VLEN-it, duke ndarë rrugët kështu me Arben Taravarin.

“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartësoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatër mbetje rrugëtimi politik kërkon qëndrueshmëri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugëtimin tonë, me VLEN për ndryshim”, ka shkruar Bakiu.

Dalja e Bashkim Bakiut nga Aleanca për Shqiptarët vjen pas shumë kuadrove tjerë të cilët zgjodhën të qëndrojnë me koalicionin VLEN, për dallim nga kreu i partisë Arben Taravari i cili mesa duket do të përfundojë në koalicion të paevitueshëm me BDI-në e Ali Ahmetit.

Kujtojmë se Taravari, jo më larg se 1 vjet e përçau partinë dhe shkaktojë shumë probleme e konflikte mes bashkpartiakëve pikërisht që të luftonte BDI-në, ndërsa tani, ende pa u bërë 1 vit, ai përsëri po bën akrobacione për të iu bashkëngjitur BDI-së, gjë për të cilën e kritkoi shumë Ziadin Selën atë botë kur ai vendosi që të bëhet pjesë e Frontit Europian, koalicion ky i udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit.