string(101) "kapen-mallra-te-kontrabanduara-ne-leposaviq-gjate-nje-aktiviteti-te-perbashket-te-policise-dhe-kforit"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:08

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aktiviteti të përbashkët të Policisë dhe KFOR’it

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me KFOR’in kanë zhvilluar një aktivitet në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan të Leposaviqit, ku janë ndalur gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme.

“Me datën 21.05.2025, rreth orës 18:10, gjatë një aktiviteti të përbashkët të njësive policore të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan, komuna e Leposaviqit, janë ndaluar gjashtë kombi transportues të mallrave dhe një veturë me targa të Serbisë të ngarkuara me mallra të ndryshme, me vozitës gjashtë nga ta shtetas të Serbisë dhe një vozitës shtetas i Republikës së Kosovës.”

Vlera e përgjithshme e mallrave dhe automjeteve vlerësohet të jetë mbi 26 mijë euro.

“Automjetet dhe mallrat e ngarkuara (produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobile etj.) vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet se është mbi 26000 (njëzet e gjashtë mijë) euro, janë trajtuar nga njësitë kompetente kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri nën dyshimin për mallra të kontrabanduara apo tregti të paligjshme, po ashtu për procedurat e mëtejme, rasti do të trajtohet edhe nga ana e Doganës së Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.”