Ushtarët armenë që shërbejnë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje ajrore me helikopter në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i procedurave të ngjitjes dhe zbritjes nga helikopteri, me synim rritjen e kapaciteteve për dislokim ajror të trupave.
KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“Ky mision vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.