string(88) "flick-e-vazhdoi-kontraten-me-barcen-presidenti-laporta-vazhdo-te-na-cosh-drejt-sukseseve"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 12:58

Flick e vazhdoi kontratën me Barçën, presidenti Laporta: Vazhdo të na çosh drejt sukseseve

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 12:58

Hansi Flick dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku: trajneri gjerman e ka vazhduar dje kontratën më “Blaugrana” deri më 30 qershor të vitit 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gjiganti katalunas, me Flick që ka shfaqur entuziazëm të madh për besimin e marrë, shkruan “Gazeta Express”.

“Jam i lumtur që ky rrugëtim do të vazhdojë. E kemi një potencial të madh, me këtë skuadër të re dhe më shumë dëshirë për t’u rritur. E dimë se duhet të përmirësohemi dhe këtë do ta bëjmë. Dua t’i arrij rezultatet e njëjta të këtij sezoni, sepse mund të them se kemi provuar gjithçka. Kemi punuar fort, jemi munduar të përmirësoheshim, por, natyrisht, objektiv është që të fitojmë tituj. Kjo është Barcelona”, deklaroi trajneri gjerman.

Presidenti Joan Laporta ndërkohë ka komentuar në rrjete sociale.

“Hansi, faleminderit që vazhdove të kontribuosh në historinë e Barcelonës, klubi më i mirë në botë. Tifozët e Barcelonës të duan dhe besojmë se do të vazhdosh të na udhëheqësh drejt fitoreve.”

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së re prezentë ishin presidenti dhe trajneri, së bashku me zëvendës-presidentin e aspektit sportiv, Rafa Yuste, drejtori sportiv Deco, asistenti i tij, Bojan Krkic, anëtarët e komitetit sportiv, Joan Soler e Enric Masip dhe menaxheri i trajnerit, Pini Zahavi.

Përpos shkrepjes së fotove zyrtare, Laporta ia dhuroi Flickut edhe një model miniaturë të stadiumit të ardhshëm “Camp Nou Spotify”, ku trajneri gjerman do të ulet nga sezoni i ardhshëm. /Gazeta Express