string(70) "durres-gruaja-humb-jeten-gjate-nderhyrjes-kirurgjikale-nen-hetim-mjeku"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 13:20

Durrës/ Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, nën hetim mjeku

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 13:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klinikë private në Durrës, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia bëri me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mjekun Ilir Shani, 59 vjeç, i cili ushtronte profesionin në klinikën “Vila Alba”. Ai akuzohet për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është M. Xh., banuese në Durrës, e cila ndërroi jetë gjatë operacionit të kryer në këtë klinikë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.