string(63) "citaku-pdk-do-tia-shpreh-qendrimet-kallasit-gjate-takimit-me-te"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:12

Çitaku: PDK do t’ia shpreh qëndrimet Kallasit gjatë takimit me të

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:12

Shefja për Politikë të Jashtme Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Vizita e Kallas në Prishtinë vjen në një moment të ngërçit institucional ku subjektet politike po gjejnë dakordim për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve.

Në lidhje me këtë vizitë ka folur për “Gazeta Blic” Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së njëherësh deputete e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ajo tha se Kallas vjen ne një kohë kur nuk po arrin të konstituohet Kuvendi për shkak të ‘tekave’ të një subjekti politik dhe se pritjet nga vizita në këto rrethana zbehen.

Ajo potencoi se për shkak të papërgjegjshmërisë së Kurtit, Kosova tash e dy vite është nën sanksione.

“Fatkeqësisht, falë qasjes së papërgjegjshme dhe kryeneçësisë se deputetit Kurti, Kosova tash e dy vite është nen sanksione, dhe tash e tre muaj pa parlament e pa qeveri funksionale. Zonja Kallas vjen në Kosove në një kohe kur Kuvendi nuk po arrin te konstituohet për shkak te tekeve te një subjekti politik. Ne këto rrethana, edhe pritjet nga vizitat e zyrtareve ndërkombëtare zbehen”

Ajo theksoi se do ta takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian dhe do t’i shprehin qëndrimet e tyre.

“Ne do ta takojmë znj Kallas, dhe do ti shprehim qëndrimet tona” tha Çitaku