Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se më 15 maj ka nisur zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”
Me 20 dhe 21 maj janë shqiptuar 30 gjoba dhe janë konfiskuar 10 motoçikleta.
“Më 15 maj 2025 ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Ndërsa, veç me datë 20 dhe 21 maj 2025 janë shqiptuar 30 gjoba dhe janë konfiskuar 10 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qytetarët inkurajohen të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet e raportuara ruhen në konfidencialitet të plotë.”