Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar.
“Prej 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb – një përpjekje për zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik”, shkruan Haradinaj.
Ai ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan pa mëshirë burra, gra, pleq e fëmijë. “Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ‘22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012”, theksoi ai.
“Shteti serb vazhdon të mohojë të vërtetën dhe të refuzojë përgjegjësinë për krimet e luftës, ndërsa Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi”, ka shtuar Haradinaj.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...