string(84) "rrjetet-sociale-burim-perndjekjeje-dhe-fyerjesh-ne-tirane-policia-procedon-5-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 11:23

Rrjetet sociale, burim përndjekjeje dhe fyerjesh në Tiranë, policia procedon 5 persona

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 11:23

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 5 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas kallëzimeve të bëra në 24 orët e fundit në lidhje me përdorimin abuziv të rrjeteve sociale, për qëllime përndjekjeje, fyerjeje dhe keqpërdorimi të të dhënave personale.

Sipas njoftimit zyrtar, rastet e konstatuara lidhen me hapjen e profileve të rreme me të dhënat dhe fotot e personave të tjerë, si dhe me komente ofenduese apo përndjekje virtuale, që kanë shqetësuar qytetarë të ndryshëm, kryesisht gra dhe të reja.

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për:

  • Një 20-vjeçare, e dyshuar për hapjen e dy profileve false me të dhënat e një 21-vjeçareje;
  • Një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka hapur një profil të rremë me fotot e një 42-vjeçareje;
  • Një 46-vjeçar, që sipas kallëzimit të një bashkëmoshatareje, ka bërë komente fyese ndaj saj në rrjetet sociale;
  • Një 29-vjeçar, i dyshuar për përndjekje ndaj një 30-vjeçari përmes rrjeteve sociale;

Ndërkohë, një 52-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të cilin përndiqte një grua 41-vjeçare.