string(111) "drejtori-i-oeak-takon-grenellin-marreveshja-e-uashingtonit-ka-shenuar-moment-historik-per-bashkepunimin-rajonal"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 11:00

Drejtori i OEAK takon Grenellin: Marrëveshja e Uashingtonit ka shënuar moment historik për bashkëpunimin rajonal

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 11:00

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është takuar me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin bërë nga OEAK theksohet se ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në 2020 nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, ka shënuar moment historik në promovimin e bashkëpunimit rajonal.

“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, ka deklaruar Zeka.

Njoftimi:

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës takohet me Ambasadorin Richard Grenell

Uashington, D.C. – Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione speciale të Shteteve të Bashkuara dhe Drejtor i Përkohshëm Ekzekutiv i Qendrës Kennedy.

“E vlerësova mundësinë për të diskutuar perspektivat për rritje ekonomike dhe angazhim më të fortë ekonomik të SHBA-së në Kosovë dhe në rajon më gjerë”, tha Zeka, duke theksuar se ambasadori Grenell luajti një rol kyç në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 e nënshkruar nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, shënoi një moment historik të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. /GazetaExpress