string(132) "kryediplomati-i-izraelit-akuzon-lideret-europiane-per-shpifje-te-renda-antisemitike-i-lidh-me-vrasjen-e-dy-izraeliteve-ne-uashington"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:58

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:58

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka akuzuar liderët europianë për “shpifje të rënda antisemitike” duke pretenduar se ka një “vijë të drejtpërdrejtë” nga fjalët dhe veprimet e tyre me vrasjen brenda natës të dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington DC.

Ai tha në një konferencë për shtyp në Jerusalem tha se “ekziston një linjë e drejtpërdrejtë që lidh nxitjen antisemitike dhe anti-izraelite me këtë vrasje”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Këtë nxitje e bëjnë edhe drejtues e zyrtarë të shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, sidomos nga Europa. Fjalët e tyre janë “blood libel” (shpifje antisemetike) moderne”.

“Shpifjet antisemetike për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe vrasjet e foshnjave hapën rrugën pikërisht për vrasje të tilla. Kjo është ajo që ndodh kur liderët në botë i dorëzohen propagandës terroriste palestineze dhe i shërbejnë asaj”.

“Terrorizmi po na ndjek kudo, por ne nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit. Që nga 7 tetori, Izraeli është përfshirë në një betejë në fronte të shumta. Ne po luftojmë kundër atyre që synojnë eliminimin e shtetit hebre”.

Ai më pas iu drejtua popullit izraelit, duke thënë: “Mbani kokën lart. Asnjë komb tjetër nuk do të kishte qëndruar me kaq guxim, përkushtim dhe qëndrueshmëri në atë që kemi kaluar dhe po kalojmë ende gjatë këtij viti e gjysmë të fundit”.