string(74) "rusia-provokon-me-levizje-prane-kufirit-finlanda-e-vendosur-po-pergatitemi"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:54

Rusia provokon me lëvizje pranë kufirit, Finlanda e vendosur: Po përgatitemi

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:54

Përderisa Rusia vazhdon të zgjerojë praninë ushtarake pranë kufirit me Finlandën, vendi po “përgatitet për më të keqen”.

Sipas The Guardian, shefi i strategjisë së forcave të armatosura finlandeze ka thënë se janë duke “monitoruar nga afër manovrat e Moskës”.

E pas raportimeve se Moska ka përforcuar bazat ushtarake pranë kufirit me NATO-n, Finlanda ka deklaruar se pret që Rusia të rrisë më tej praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët pasi të përfundojë lufta në Ukrainë.

Gjeneral Major Sami Nurmi, shefi i strategjisë i forcave të armatosura finlandeze, ka thënë se ushtria po ndjek “shumë nga afër” manovrat e Moskës dhe se ishte detyra e tyre, si pjesë e aleancës së NATO-s, të “përgatiten për më të keqen”.

Kujtojmë se të mërkurëën, roja kufitare finlandeze njoftoi se kanë përfunduar 35 kilometrat e para të një gardhi të planifikuar prej 200 kilometrash në kufirin lindor me Rusinë, i cili ka qenë i mbyllur për më shumë se një vit pasi Helsinki akuzoi Moskën për drejtimin e emigrantëve drejt Finlandës në një “operacion hibrid”.

Ndërkohë, pamje satelitore, të publikuara nga New York Times, kanë shfaqur zgjerim të infrastrukturës ushtarake pranë kufirit finlandez, duke përfshirë rreshta çadrash, automjete ushtarake, rinovime të strehëve për avionë luftarakë dhe ndërtim në një bazë helikopterësh që më parë nuk ishte përdorur.

Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili u tha gazetarëve të martën se ai “nuk është aspak i shqetësuar”, duke shtuar se Finlanda dhe Norvegjia do të jenë “shumë të sigurta”.