Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë nga 3 në 4 vjet afatin e lejes së qëndrimit për shtetasit ukrainas që ndodhen në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Ministrave synon të mbështesë qytetarët ukrainas të prekur nga lufta, duke u ofruar më shumë siguri dhe stabilitet.
Ky veprim vjen ndërsa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon në vitin e saj të tretë. Shqipëria ka qenë që në fillim në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke zbatuar sanksione ndaj Moskës, në përputhje me politikat e BE-së dhe NATO-s.