string(81) "gafa-e-uefa-s-mbarojne-medaljet-tre-lojtaret-e-fundit-te-tottenhamit-mbesin-pa-to"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 9:24

Gafa e UEFA-s: Mbarojnë medaljet, tre lojtarët e fundit të Tottenhamit mbesin pa to

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 9:24

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, presidenti Ceferin vuri re se i mbaruan medaljet për fituesit e Europa League…

Klubi londinez u rikthye te fitimi i një trofeu 17 vjet pas herës së tyre të fundit dhe kapiteni koreano-jugor arriti të merrte medaljen e parë të tij në karrierë.

Ose pothuajse, sepse gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ndodhi një gafë e vogël, që i bëri njerëzit të buzëqeshnin…

Kur erdhi puna te tre lojtarët e fundit të Spurs, përkatësisht kapiteni Son, Bentancur dhe Romero, presidenti i UEFA-s, Ceferin, e kuptoi se i kishin mbaruar medaljet e arta për t’ua dhënë fituesve.

Të tre fillimisht menduan se ishte shaka, pastaj iu desh të përballeshin me realitetin dhe shkuan të festonin fitimin e Ligës së Europës pa medalje, përcjell OraNews.

Megjithatë, me një ngushëllim të rëndësishëm: kishin kupën për ta ngritur në qiell.