string(115) "shqiperia-hap-grupkapitullin-e-trete-te-negociatave-me-be-ne-fokus-te-konkurrueshmeria-dhe-rritja-gjitheperfshirese"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 9:09

Shqipëria hap grupkapitullin e tretë të negociatave me BE-në: Fokus te konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2025 9:09

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap domethënës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke çelur zyrtarisht grupkapitullin e tretë të negociatave, të titulluar “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”. Ky zhvillim u konkretizua sot gjatë Konferencës së Pestë Ndërqeveritare, që u mbajt në Bruksel, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Grupkapitulli i tretë përfshin tetë fusha kyçe të acquis communautaire:

  • Kapitulli 10 – Transformimi Digjital dhe Media
  • Kapitulli 16 – Tatimet
  • Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare
  • Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi
  • Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
  • Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi
  • Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura
  • Kapitulli 29 – Bashkimi Doganor