string(98) "kryeziu-cka-i-intereson-trump-it-kush-eshte-albulena-haxhiu-i-intereson-institucionet-me-funksionu"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 7:12

Kryeziu: Çka i intereson Trump-it kush është Albulena Haxhiu, i intereson institucionet me funksionu

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 7:12

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, komentoi situatën në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se masat ndëshkuese kushtetuese janë tri: dorëheqja, shkarkimi dhe revokimi – tërheqja e deputetëve nga elektorati.

Kryeziu tha se situata në Kuvendin e Kosovës do të shkojë kështu derisa “të vetëdijesohemi”.

“Ose të ndërhyjnë miqtë ndërkombëtarë. Unë e pres me ndërhy… Ata janë të interesuar me u konstituu institucionet, nuk u intereson kush është kryetar i Kuvendit. Çka i intereson Trump-it kush është Albulena Haxhiu, ai tjetri, e ai tjetri. Atij i intereson institucionet me funksionu si shtet”, tha ai./rtv21