string(67) "cilat-jane-sukseset-e-tares-qe-po-e-bejne-drejtor-te-gjiganti-milan"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 22:45

Cilat janë sukseset e Tares që po e bëjnë drejtor te gjiganti Milan

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 22:45

Ish-sulmuesi dhe drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, është shumë pranë një marrëveshjeje me Milanin për të marrë drejtimin e sektorit sportiv të klubit. Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të suksesshme te Lazio, ku Tare la gjurmë si një prej ndërtuesve më të rëndësishëm të skuadrës për më shumë se një dekadë.

Tare njihet për aftësinë e tij për të gjetur talente të mëdha me buxhete të kufizuara, duke ndërtuar një Lazio konkurruese në Serie A dhe në arenën evropiane. Disa nga goditjet më të mëdha që ai realizoi për klubin kryeqytetas përfshijnë:

  • Hernanes nga São Paulo për 13.5 milionë euro
  • Miroslav Klose, kampion bote, i transferuar si lojtar i lirë
  • Senad Luliç nga Young Boys për 3 milionë euro
  • Antonio Candreva nga Udinese për 9 milionë euro
  • Felipe Anderson nga Santos për 7.5 milionë euro
  • Stefan de Vrij nga Feyenoord për 7 milionë euro
  • Lucas Leiva nga Liverpool për 5.5 milionë euro
  • Sergej Milinković-Savić nga Genk për 12 milionë euro
  • Ciro Immobile nga Sevilla për 9 milionë euro
  • Luis Alberto nga Liverpool për 5 milionë euro

Këta lojtarë, të sjellë me kujdes dhe vizion, jo vetëm që përforcuan Lazion në momentet vendimtare, por shumë prej tyre u rritën dhe u bënë figura kyçe në futbollin evropian.

Pritet që emërimi i Tarës te Milani të zyrtarizohet së shpejti, duke sjellë një kthesë të madhe për “kuqezinjtë” që prej largimit të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras.

Me eksperiencën, njohuritë në tregun ndërkombëtar dhe instinktin për gjetjen e lojtarëve me potencial, Tare pritet të jetë një përforcim i madh jo vetëm për strukturën e Milanit, por për të gjithë projektin sportiv të klubit në vitet në vijim.