string(114) "eksperti-i-referimit-ne-favorit-kritikon-zgjedhjen-e-gjyqtareve-gjermane-per-finalen-e-kupes-ka-vendore-me-te-mire"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 17:37

Eksperti i referimit në Favorit kritikon zgjedhjen e gjyqtarëve gjermanë për finalen e Kupës: “Ka vendorë më të mirë”

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 17:37

Një debat i ashpër është ndezur në opinionin sportiv kosovar pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të sjellë gjyqtarë nga Gjermania për të drejtuar finalen e Kupës së Kosovës.

Ky vendim ka nxitur reagime të forta, sidomos nga njohësit e referimit vendor, të cilët e konsiderojnë këtë si një hap prapa dhe një nënçmim për gjyqtarët tanë.

Eksperti i referimit i emisionit sportiv Favorit, Hajriz Hajdari, ka ngritur zërin me tone të ashpra kundër këtij vendimi, duke vënë në pah se referët gjermanë të përzgjedhur nuk kanë përvojë më të lartë se kolegët e tyre kosovarë – përkundrazi.