Putini viziton Kurskun mes përplasjeve të reja me Ukrainën dhe ngecjes së bisedimeve për paqe
Presidenti rus Vladimir Putin bëri një vizitë të papritur më 21 maj në rajonin rus të Kurskut – e para e këtij lloji që kur forcat ruse rimorën kontrollin nga trupat ukrainase, të cilët kishin ndërmarrë një inkursion të paprecedentë në këtë zonë vitin e kaluar.
Pamjet nga televizioni shtetëror rus e tregojnë Putinin duke u takuar me banorë vendas dhe me guvernatorin në detyrë të rajonit, Aleksandr Khinshtein. Ukraina kishte njoftuar në gusht të vitit të kaluar se kontrollonte rreth 1.400 kilometra katrorë të këtij rajoni kufitar, përpara se Moska të deklaronte muajin e kaluar se kishte dëbuar trupat ukrainase dhe kishte rivendosur kontrollin e plotë.
Vizita e Putinit vjen në një moment kur ai po akuzohet për zvarritje të negociatave për paqe, për të fituar sa më shumë territor dhe për të forcuar pozicionin e tij në tryezën e bisedimeve.