Minatorët e Artanës dhe të Kishnicës janë në grevë që nga e marta e kaluar.
Arsyeja e këtij veprimi sindikal është mosmarrja e pagave.
Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Minierës së Artanës, Blerim Imeri.
“Po, nga java e kaluar, nga dita e martë minatorët kanë hyrë në grevë shkaku i mosmarrjes së pagave. Domethënës, të dy ndërrimet janë në grevë”, deklaroi ai.
“Një takim e ka pasur kryeshefi me mbikëqyrësit dhe ka thënë se i ka dërguar kërkesë ministrisë dhe sipas tij pagat dalin maksimumi për të marten e kaluar, por ato s’kanë dalur ende dhe punëtorët e kanë vazhduar grevën”, theksoi Imeri
“Ende nuk dihet se kur do të dalin pagat”, tha për Klankosova, kryetari i Sindikatës së Minierës së Artanës, Blerim Imeri