Një pako me lëndë plasëse është gjetur në zonën e njohur si ‘Veliera’ mbrëmjen e së hënës qytetin e Durrësit. Shpërthimi ka ndodhur në një hapësirë e frekuentuar publike dhe vetëm rreth 50 metra larg banesës së ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Paketa përmbante një sasi të vogël eksplozivi dhe ishte e lidhur me një celular të ngjitur me natriban, një metodë që ngre dyshime serioze për një mekanizëm shpërthyes të telekomanduar. Alarmi u dha nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët njoftuan menjëherë Policinë për një objekt të dyshimtë në shkallët e Velierës.
Zona u rrethua nga forcat e policisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s ndërhyri me profesionalizëm, duke shpërthyer pakon në mënyrë të kontrolluar, për të shmangur çdo rrezik ndaj qytetarëve.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...