string(65) "goditet-rrjeti-i-droges-shqiperi-itali-leshohen-52-urdher-arreste"

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 9:20

Goditet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali, lëshohen 52 urdhër-arreste

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2025 9:20

Një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë, duke rezultuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro. Sipas mediave italiane, ky aksion i koordinuar ka goditur një rrjet të sofistikuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi të thelluar të nisur nga autoritetet italiane të Barit në bashkëpunim të ngushtë me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Ndihmë thelbësore u ofrua nga Interpol, Zyra e Ekspertit të Sigurisë së Tiranës dhe Policia e Shtetit Shqiptar.

Sipas burimeve zyrtare, grupi kriminal kishte ngritur një rrjet të mirëorganizuar për transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe më gjerë në tregun europian. Krahas trafikut të drogës, të dyshuarit akuzohen edhe për aktivitete të pastrimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për përfshirjen e zyrtarëve në veprime korruptive.