Një prezencë e shtuar e forcave të policisë është vërejtur mbrëmjen e sotme në rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe bulevardin Epidamn në qytetin e Durrësit.
Mësohet se disa mjete të policisë janë vendosur përgjatë këtyre segmenteve, ndërsa këto zona janë rrethuar me shiritin e sigurisë.
Sipas burimeve për news 24 dyshohet për një eksploziv me telekomandë i cili është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilët janë në pritje të ekipeve të ekspertëve antieksploziv nga Tirana.
Pako ka rënë në rrugë dhe pritet të vijnë forca xheniere për të bërë verifikimin. /BW