string(39) "osmani-nis-viziten-shteterore-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:10

Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:10

Presidentja Vjosa Osmani do të nis sot vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.

Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern.

Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Kjo është agjenda e plotë:

13:00 – Pritja e presidentes Osmani nga presidentja e Zvicrës në Lohn Manor, rezidenca e Këshillit Federal të Zvicrës

15:00 – Pritje me nderime ushtarake në sheshin federal

15:30 – Deklarime nga të dy Presidentet nga ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal

17:10 – Presidentja Osmani dhe Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, mbajnë konferencë për shtyp në qendrën e mediave, në Bern

“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe PKeller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen.

Në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.