Fillimisht ditën e mërkurë do të ketë pak intervale me diell, derisa vransirat fillojnë të depërtojnë mbi vend, që sjellin mundësi për reshje shiu pjesëve perëndimore.
Gjatë ditës me zhvillime të vransirave vertikale, pritet të ketë rrebeshe shiu e bubullima.
Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 22C e 23C.