string(75) "ashpersohet-debati-ne-pressing-na-ke-turperuar-je-nenshtruar-ke-kapitulluar"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 21:23

Ashpërsohet debati në Pressing: Na ke turpëruar, je nënshtruar – ke kapitulluar

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 21:23

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për takimin e Nexhmendin Spahiut me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Panelistët po e konsiderojnë këtë takim si turpërim, nënshtrim e kapitullim për Nexhmedin Spahiu.

Pjesë nga debati i tyre:

Latifi: Fotografinë e parë e ka publikuar Gjuriqi, nëse Gjuriqi nuk e kish publiku, Nexhi nuk na kish kallxu hiq.

Spahiu: Nuk është e vërtet kjo

Latifi: E shohim na në zyrën e Gjuriqit derisa e ka hekur emblemën e shtetit të Kosovës, një njeri që promovon aq shumë, na nxjerr sytë me këto ide, e kritikon në mënyrën më brutale identitetin kombëtar shqiptar t ëKosovës dhe kërkon që na me zavendesu me një identitet tjetër multietnik, për një moment e shohim në zyrën e njërit prej armiqëve më të mëdhej aktual të shtetit të Kosovës.

Latifi: Unë mendoj që kjo fotografi të ka turpëru.

Spahiu: Ty a të ka turpnu kur je taku me Gjuriqin para 19 vejete në zyrën teme, je kon bashkë me Kadri Veselin.

Latifi: Nuk është e vërtet. Kurrë njet Blerim Latifi me Marko Gjuriqin nuk është tkau, kjo është gënjeshtër sa është i madh e sa peshon.

Latifi: Na dalim edhe në gjyq për këtë punë. Kjo është e pavertet.

Latifi: Je taku ti, në zyre të tij, e ke hek emblemën e shteti të Koosvës. Nuk je legjitim me fol për identitetin e Kosovës, sepse je dorëzu, ke kapitullu.