string(75) "i-akuzuar-per-trafik-droge-ne-itali-gjykata-e-larte-liron-kreshnik-farrukun"

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 17:40

I akuzuar për trafik droge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 17:40

Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i cili u arrestua me 11 janar.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Ai akuzohet si kreu i grupit kriminal i trafikut të drogës. Farruku kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku” akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane kryesisht atij të Livornos.