string(112) "lejuan-kalimin-e-kamionit-me-442-kg-kanabis-drejt-malit-te-zi-amp-arreston-tre-punonjes-policie-dhe-nje-doganier"

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 17:07

Lejuan kalimin e kamionit me 442 kg kanabis drejt Malit të Zi, AMP arreston tre punonjës policie dhe një doganier

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 17:07

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin drejt Malit të  Zi të një kamioni me mbi 440 kg lëndë narkotike kanabis. Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj janë tre punonjësit e policisë të doganës, të arrestuar, ndërsa Selami Ethemi gjithashtu i prangosur, është me detyrë doganier në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

Njoftimi

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].