Legjenda e komentimit shqip, Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar në lidhje direkte në emisionin “Kosova Live” që transmetohet në T7.
Shakohoxha ka folur rreth ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila zhvillohet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
“Shako” ka emocionuar me fjalët e tij rreth kësaj teme, duke thënë se ëndrra e tij është që të gjithë tifozët e pranishëm atë natë të ishin nga Prekazi.
“Po flasim për serbët o njerëz. Janë ata që në Beograd e dogjën flamurin shqiptar, janë ata njerëz që nuk i lënë tifozët shqiptarë të udhëtojnë fare në stadium, njerëz që nuk u shesin bileta tifozërisë udhëtuese, janë e vetma Federatë në botë që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai në “Kosova Live”.