Platforma “X” është pasuruar me një video historike të publikuar nga faqja Vrojtuesit e Lagjes, e cila paraqet pamje të Prishtinës së para 30 viteve, konkretisht nga viti 1995.
Videoja e sjell atmosferën urbane të kohës, ku dallohen ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti ndër vite. Një prej elementeve më interesante që bie në sy është fakti se atëherë ishte i lejuar qarkullimi i automjeteve nëpër sheshin kryesor të Prishtinës – një pamje e pazakontë për brezin e sotëm që e njeh sheshin si hapësirë vetëm për këmbësorë.
Publikimi ka ngjallur nostalgji dhe diskutime të shumta në rrjete sociale, teksa qytetarët rikujtojnë jetën dhe dinamizmin e Prishtinës së viteve ’90.
Prishtina 30 vjet me pare. Viti 1995 pic.twitter.com/lmcJay4a2r
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) May 19, 2025