Galeria Kombëtare e Kosovës do të mbyllet përkohësisht nga kjo javë për të nisur projektin e renovimit dhe zgjerimit.
Ky projekt përfshin përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, të kushteve të punës dhe prezantimit për artistët, dhe përvojës së vizitorëve. Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ndërtimi i një depoje të re për ruajtjen dhe konservimin e veprave në koleksionit permanent të GKK-së.
Gjatë kësaj periudhe tranzicioni, i gjithë programi artistik dhe publik i Galerisë do të zhvillohet në hapësirën Galeria Kombëtare e Kosovës – Qafa dhe vende të tjera.