string(82) "24-vjecarit-ne-ferizaj-i-gjendet-nje-arme-zjarri-pas-kontrollit-trupor-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 14:21

24-vjeçarit në Ferizaj i gjendet një armë zjarri pas kontrollit trupor nga policia

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 14:21

Një 24-vjeçarit me inicialet E.Th. në Ferizaj gjatë kontrollit trupor nga policia i është gjetur një armë zjarri.

“Më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshimtë. Gjatë kontrollit trupor tek personi E. Th, 24 vjeç është gjetur një armë zjarri”, ka bërë të ditur policia.

Policia tha se edhe pse i dyshuari posedonte leje për armë shenjëtarie, ai e kishte me vete në mënyrë të kundërligjshme.

Prokurori i shtetit ka autorizuar inicimin e rastit penal për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”

Nga i dyshuari janë sekuestruar:

-Një armë zjarri (pistoletë) me karikator

-12 fishekë

Rasti është nën hetime dhe do të procedohet në procedurë të rregullt.