Paralajmërim nga eksperti e sigurisë Hekuran Doli: Ka nisur një kampanjë e rrezikshme kibernetike, targeton mediat në Kosovë  - Gazeta Express
string(122) "paralajmerim-nga-eksperti-e-sigurise-hekuran-doli-ka-nisur-nje-kampanje-e-rrezikshme-kibernetike-targeton-mediat-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 14:21

Paralajmërim nga eksperti e sigurisë Hekuran Doli: Ka nisur një kampanjë e rrezikshme kibernetike, targeton mediat në Kosovë 

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 14:21

Një fushatë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike ka filluar sot, duke pasur në shënjestër kompanitë mediatike në Kosovë. Kjo është konfirmuar nga eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, dhe është detektuar fillimisht nga Valton Tahiri, profesionist i fushës.

Sulmi vjen përmes një emaili të dyshimtë me adresën [email protected], që përmban një mesazh të rremë dhe një bashkëngjitje të infektuar me virus. Përmbajtja e këtij emaili është dizajnuar në mënyrë që të mashtrojë marrësin për ta hapur dokumentin, i cili më pas mund të komprometojë sistemet kompjuterike të medias përkatëse.

“Nëse keni pranuar një email të tillë, mos e hapni dhe njoftoni menjëherë administratorin tuaj të IT-së ose na kontaktoni direkt në Cingerr,” thuhet në paralajmërimin e Dolit