Shkodra Elektronike zuri vendin e tetë në Eurovizion.
Nga 26 shtete që performuan në finalen e madhe, “Zjermi” i Shqipërisë u vlerësua të fitonte vend në top 10-shen, transmeton Klankosova.tv.
E mbështetje të madhe morën nga mijëra e qindra njerëz anë e kënd botës.
Lidhur me këtë përkrahje të madhe, Shkodra Elektronike ka reaguar sot për herë të parë që nga finalja e 17 majit.
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. A po jo?”, ka shkruar grupi në Instagram.