Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar tre persona.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht.”